Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Deri më 30 nëntor është afati për vazhdimin e së drejtës për bursë studentore

Deri më 30 nëntor është afati për vazhdimin e së drejtës për bursë studentore

 


Njoftohen  të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës për vazhdimin e  bursës për  studentë  të realizuar nga vitet  e kaluara akademike, të cilët  i  plotësojnë kushtet, afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve në MASH është deri më 30.11.2020.

Shfrytëzuesi  i bursës duhet të dorëzojë vërtetim  për regjistrimin e semestrit të ardhshëm / për vitin e studimit dhe certifikate/vërtetim për provimet e parapara  dhe për  provimet  e  dhëna me sukses  nga vitet e kaluara dhe indeksin si dëshmi se ka dhënë  80%të provimeve, përkatësisht 90% të provimeve  të parapara (varësisht llojit të bursës të cilën e shfrytëzon) përkatësisht se e ka arritur suksesin mesatar të studimit, sipas kontratës së bursës.


Dokumentet dorëzohen në  arkivin e  Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ose përmes postës (dërgesa e rekomanduar me letër përcjellëse ) në adresën: Bulevardi. „Shën Kirili dhe Metodi ”nr. 54, 1000 Shkup.

[ Tuesday, October 27, 2020 ] [ 3191 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar