Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / KONKURS për ndarjen e 400 ( katërqind) bursave për nxënësit me mbështetje sociale të shkollave të mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

KONKURS për ndarjen e 400 ( katërqind) bursave për nxënësit me mbështetje sociale të shkollave të mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

  bazë të nenit  55 paragrafit 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe  51/11) dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 96/19 dhe  110/19), nenit 54 paragrafit 10 të Ligjit për standard të nxënësve  “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe  248/20), Vendimin për caktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollorë 2020/2021(“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 195/20 dhe 253/20)  dhe Aktvendimit  për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 400 ( katërqind)  bursave  për nxënësit me mbështetje sociale të shkollave të mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021nr. 19-___/__ të __,__,___ ministri i Arsimit dhe Shkencës shpall

 

 

KONKURS

për ndarjen  e 400 ( katërqind) bursave  për nxënësit me mbështetje sociale  të shkollave të mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2020 /2021 ndanë 400 (katërqind) bursa për nxënësit me mbështetje sociale  të shkollave të mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

            Të drejtë burse  kanë nxënësit të cilët mësojnë në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut  ndërsa i  plotësojnë kushtet në vazhdim:

1.    Të jenë nxënës të rregullt nga viti i II, III dhe IV  të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses të vazhdueshëm më së paku shumë mirë;

2.     Të jenë nxënës të rregullt nga viti i I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses të vazhdueshëm më së paku shumë mirë;

3.    të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit; 

4.    të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani  tjera; 

5.    të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut .

 

Kriter për ndarjen  e bursave janë:

-gjendja materiale e familjes më të ngushtë të nxënësit;

- gjendja sociale e familjes më të ngushtë të nxënësit;

- suksesi  i realizuar

- shpërblimet e fituara në gara ndërkombëtare/shtetërore gjatë dy viteve të mëparashme shkollorepër nxënësit e vitit të parë, përkatësisht gjatë vitit  të mëparshëm për nxënësit e vitit të II, III dhe IV.

 

            Për kriterin e gjendjes materiale të nxënësit dhe familjes tyre më të ngushtë, merren të ardhurat mujore bazuar në pagën mujore, pension, ndihmë sociale ose kompenzim me bazë tepricë teknologjike për prindërit-kujdestarët e familjes së nxënësit në bazë të pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës në Republikën e Maqedonisë  së Veriut për tre muajt e fundit të përcaktuar nga Enti Shtetëror i Statistikës.

 

            Nëse të ardhurat mujore të familjes së ngushtë për anëtar janë më të vogla ose të barabarta me 35% të pagës mesatare mujore të paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut , kandidat merr numrin maksimum  prej 60 pikë, nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 35% dhe janë më të ulëta  ose të barabarta me 45% të pagës mesatare mujore neto të paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut , kandidat merr 40 pikë, nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 45% dhe janë më të ulëta  ose të barabarta me 55% të pagës mesatare mujore të paguar neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut  kandidat merr 30 pikë, nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 55% dhe janë më të vogla ose të barabarta me 65% të pagës mesatare mujore të paguar neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidat  merr 20 pikë, nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 65% dhe janë më të ulëta  ose të barabarta me 75% të pagës mesatare mujore të paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriutn, kandidat merr 10 pikë dhe nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të larta se 75% të pagës mesatare mujore të paguar neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut , nuk merren pikë.

 

 

            Të ardhurat totale mujore për një anëtar të familjes llogariten si shuma e të gjitha të ardhurave mujore të secilit anëtar të familjes me të cilin jeton nxënësi, pjesëtuar me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të familjes.

Të ardhurat mujore konsiderohen:

 

 

  • Paga e fundit e paguar nga babai
  • Paga e fundit e paguar nga nëna
  • Paga e fundit e paguar nga anëtarët e tjerë të familjes
  • Të ardhurat për kryerjen e veprimtarisë ekonomikedhe  profesionale (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes  individualisht
  • Të ardhurat për kryerjen e veprimtarisë bujqësore  (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes  individualisht
  • Të ardhurat nga prona dhe të drejtat pronësore   (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes  individualisht
  • Të ardhura të tjera (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes  individualisht
  • Nxënësit - fëmijët e prindërve të vetëm, fëmijët e shfrytëzuesve të  ndihmës sociale dhe fëmijët shfrytëzues të kompensimit në bazë të tepricës teknologjike tek të cilët  të ardhurat totale në familje janë  deri në pagën minimale neto të caktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut , marrin nga 5 pikë.

 

Për shpërblimet e fituara në nivel shtetëror do të njihen vetëm shpërblimet e ndara nga shoqatat e akredituar të mësimdhënësve nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të cilët organizojnë gara për nxënës.

Gara ndërkombëtare nënkupton  garat në mes nxënësve më së paku prej dhjetë shteteve të ndryshme.

 

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit  duhet të plotësojnë Fletëparaqitjen elektronike dhe ja bashkangjesin dokuementacionin e nevojshëm në http://konkursi.mon.gov.mk  ndërsa në qoftë se nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë Fletëparaqitje në letër (listën evidentuese) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas Konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ( Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54, Shkup) nga data 27.10.2020 deri më 9.11.2020, prej ora 09-15.

Dokumentet e nevojshme për dorëzim:

1. Listë evidentuese, vetëm për kandidatët të cilët aplikojnë në formë të letrës;

2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2020/2021;

3. Kopje të Dëftesave  të vërtetuara në noter për vitet paraprake ( kandidatët e vitit të parë dorëzojnë  dëftesat nga klasa e VI - IX);

4. . Kopje të diplomave të vërtetuara në noter për shpërblimet e fituara në gara shtetërore dhe / ose gara ndërkombëtare;

5. Vërtetim për pagën e realizuar të anëtarëve të familjes të punësuar për muajin shtator 2020, ndërsa nëse për këtë muaj nuk është bërë pagesa e pagës atëherë të dorëzohet vëretim për pagën e fundit të paguar; për anëtarët e pensionuar të familjes të dorëzohet dokument për shumën e pensionit- çekun; për prindërti e divorcuar të dorëzohet dëshmi për divorc dhe nëse kandidati merr alimentacion e njejta të dorëzohet si e ardhur mujore; për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet  Aktvendimi i fundit ose çeku i fundit; për invaliditet të dorëzohet vërtetim mjeksor; ndërsa për vëllezër/motra të kandidatit të cilët janë nxënës / studentë, dorëzohet vërtetim nga shkolla, përkatësisht  fakulteti ose institucion tjetër;

6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër  publikuar në ueb faqe;

 

7.Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të sakta dhe identike me të dhënat e shënuara në Fletëaplikimin elektronik;

8. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së ngushtë ( prind-kujdestar, vëllezër, motra) me të cilën pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet publike me të cilët kanë të lidhur marrëveshje për bashkëpunim, të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;

 

 

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e Kërkesës për akomodim në konvikt për nxënës dhe formularin e Kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. бр.189/16),do të sigurojë dokumentin në vazhdim:

-       Certifikatë nga Drejtoria për të ardhurat publike, për të ardhurat e realizuara vjetore me baza të ndryshme për vitin e mëparshëm (të ardhura nga veprimtaria e pavarur, të ardhura nga veprmtaria bujqësore, të ardhura nga pronat dhe të drejtat pronësore, të ardhura kapitale, përfitime kapitale, fitime nga lojrat e fatit dhe lojra tjera shpërblyese, të ardhura tjera) për të dy prindërit-kujdestarët, vëllezër /motra të kandidatit

-       Vërtetim se janë të papunësuar ose marrin/nuk marrin kompenzim për anëtarët e papunësuar të familjes më të ngushtë nga Agjencioni për Punësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

-       Certifikatë e të lindurve për vëlla/motër nën moshën 6 vjeçare, si dhe certifikatë e të vdekurve për prind të vdekur nga Drejtoria për Udhëheqjen me Librat Amë.

-       Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

            Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e Kërkesës për akomodim në konvikt për nxënës dhe formularin e Kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. бр.189/16 dhe 41/17),do të sigurojë dokumentin në vazhdim:

-       certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme

 

              Kandidatët  nuk do    rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar: nuk është i dorëzuar në kohë.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më 27.11.2020 në ueb faqen  e Ministrisë.

Të gjithë fituesit e bursës  pas shpalljes së listës, ndërsa më së voni deri më 4.12.2020 të nënshkruajnë marrëveshjen për bursë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Të gjithë kandidatët të cilët nuk do të rrespektojnë këtë afat do të konsiderohet  se janë dorërhequr  nga bursa.

 

III. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës është 2.200,00  denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

Personi për kontakt për informata plotësuese: Filiz Nezir Emin, 072 219 986 filiz.nezir@mon.gov.mk

 

[ Tuesday, October 27, 2020 ] [ 2322 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar