Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: 0.06% e nxënësve dhe 0,58 e mësimdhënësve pozitiv në KOVID-19 Protokollet janë efektiv, mësimi po zhvillohet pandërperë

MASH: 0.06% e nxënësve dhe 0,58 e mësimdhënësve pozitiv në KOVID-19 Protokollet janë efektiv, mësimi po zhvillohet pandërperë

 

MASH:  0.06% e nxënësve dhe 0,58 e mësimdhënësve pozitiv në KOVID-19 Protokollet  janë efektiv, mësimi po zhvillohet pandërperë

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se më pak se një përqind e nxënësve dhe kuadrit në shkolla fillore dhe të mesme janë të infektuar me KOVID-19. Prandaj në bazë të këtyre të dhënave, mund të konkludohet se protokollet janë efektiv  në uljen e rreziqeve për përhapjene virusit. Mësimi vazhdon të zhvillohet pa ndërprerë, duke ndjekur tani më dinamikën e caktuar dhe organizimin.

Sipas raporetve të cilat shkollat çdo ditë i dorëzojnë   në MASH, nga numri i përgjithshëm prej 259.235 nxënës në nivel shtetëror, përqindja e të infektuarve është vetëm 0,06%, ndërsa nga numri i përgjithshëm prej 27.955  mësimdhënës dhe personel tjetër  përqindja është 0,58%, që është shumë më pak se një përqind.

Ndërsa në kuadër të mësimit me prani fizike, janë regjistruar gjithsej 40 nxënës pozitiv me virusin korona dhe 52 punonjës nga kuadri mësimor në shkollat e mesme dhe shkollat fillore. Në të gjitha këto raste reagohet me kohë sipas rekomandimeve të Qendrave për Shëndet Publik, me çrast parandalohet bartja e virusit.

Në të gjitha rastet e tjera, bëhet fjalë për pjesëmarrësit në mësimin online, ku as fëmijët dhe as mësimdhënësit nuk kanë pasur kontakt me të tjerët në shkollë.

Gjithashtu, nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët shkojnë në izolim për shkak të kontaktit të afërt me person të izoluar ose për shkak se janë pozitiv në KOVID 19 mësimin e zhvillojnë online gjë që siguron vazhdimësi në procesin arsimor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ju bënë thirrje nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve që me përgjegjësi ti respektojnë masat dhe protokollet për mbrojtje nga KOVID-19 në shkolla dhe jashtë tyre, sepse vetëm duke mbajtur maskat, distancën dhe larjen  dhe dezinfektimin e shpeshtë të duarve mund të parandalohet përhapja e sëmundjes. 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar