Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në Koçan: Me sukses po funksionon mësimi online

Carovska në Koçan: Me sukses po funksionon mësimi online

 

Carovska në Koçan: Me sukses po funksionon  mësimi online

 

 Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dhe Kryetari i Komunës Nikollço Iliev sot vizituan disa shkolla në Kocan dhe realizuan  takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore në qytet.

Ministrja Carovska theksoi se Komuna e Koçanit për një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër  arriti të përshatë  mësimin në kushtet të cilat i inponoi pandemia me Kovid-19, por edhe të vazhdojë me realizimin e investimeve të filluara infrastrukturore në arsim, siç janë fushat sportive në oborrin e SHMK” Lupço Santov” dhe SHF “ Malina Popivanova”.

“ Nga ajo që munda të shoh në terren në shkollën e mesme mësimi online po zhvillohet pa asnjë problem. Drejtori dhe kryetari i Komunës më njoftoi se në kohë siguruan lidhjen e  internetit dhe IT  pajisje për mësimdhënësit dhe se pjesa më e madhe e nxënsëve disponojnë  pajisjet e nevojshme. Gjithashtu pa vështirësi po zhvillohet edhe mësimi nga distanca në shkollat tjera fillore  në Koçan, ku klasët më të larta përkatësisht nga  klasa e tretë mësojnë online.

Atë që doja të theksoja është se mësimi online me sukses po funksionon në nivel shtetëror, rrespektivisht 88% e nxënësve  pa vështirësi e ndjekin mësimin nga shtëpitë e tyre. Ajo tregon se kemi kontinuitet  në procesin arsimor në vend”, tha Carovska.  

Ministrja theksoi se për të gjithë ata që nuk kanë  IT pajisje, është siguruar opsioni për ndjekjen  e mësimit prej 15 minutave që transmetohen në Radio-Televizionin Kombëtar, por edhe nëpërmjet dorëzimit të materialeve të shtypura nga ana e mësimdhënësve që kanë për obligim  t`i kontaktojnë dhe ta ndjekin përvetësimin e materialit. Për mësimdhënësit dhe nxënësit që janë të përfshirë në mësimin me prani fizike u bëri thirrje t`i respektojnë masat për mbrojtje edhe në shkolla dhe jashtë tyre, sepse në atë mënyrë e parandalojnë përhapjen e infektimit dhe mbrojnë shëndetin publik.

Kryetari i Komunës së Koçanit Nikollço Ilijev tha se edhe në kushte të krizës shëndetësore mësimi në shkollat fillore dhe të mesme në komun zhvillohet pa probleme të mëdha, ndërsa mësimdhënësit  dhe nxënësit e infektuar janë raste dytësore.

 

Ministrja Carovska mund të njoftohet edhe me aktivitetet projektuese aktuale në shkolla: ndërtimin e fushave sportive, rikonstruimin e dyshemeve, ndriçimin e ri  oborreve të shkollave, prokurimin e  një pianoje të re gjysmë koncertale. "Me atë tregojmë se edhe në kushte të Kovid-19 vazhdojmë të investojmë dhe shpresojmë se nxënësit do të mund   të kthehen në shkollat ku i presin kushte të përmirësuara dhe bashkëkohore  për realizimin e mësimit," theksoi Kryetari i Komunës Ilijev.

 

[ Wednesday, October 21, 2020 ] [ 43 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar