Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH dhe BZHA i informon shkollat për mënyrën e vlerësimit

MASH dhe BZHA i informon shkollat për mënyrën e vlerësimit

 

MASH dhe BZHA i informon shkollat për mënyrën e vlerësimit

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit i informuan shkollat për mënyrën e ndjekjes dhe vlerësimit nxënësve në periudhën e realizimit të mësimit në kushtet e pandemisë.

Gjatë formimit të vlerësimit, do të ndiqen udhëzimet e përcaktuara nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit në fillim të vitit shkollor.

Mësimdhënësit këtu kanë kahje të qartë të përcaktuara me të cilën do të mbrohet cilësia e procesit të formimit të vlerësimit.

Në rastet ku për arsye të ndryshme nuk mund të formohet vlerësimi online, duhet të organizohen takime individuale me këta nxënës, nëpërmjet mësimdhënësve të cilët do t`i ndjekin arritjet e tyre dhe do të formojnë vlerësimin.

Duke pasur parasysh atë se mësimi këtë vit shkollor filloi më 1 tetor, rekomandimi i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe Inspektoratit Shtetëror Arsimit është që vlerësimet përmbledhëse të para për çdo nxënës të realizohen deri më 20 nëntor.

MASH dhe BZHA u bëjnë thirrje mësimdhënësve ta përshtatin vlerësimin e nxënësve sipas mësimit në distancë.

E nevojshme është të vendosen udhëzime të qarta në lidhje me rezultatet e pritura nga mësimi dhe mënyra e ndjekjes, kontrollimit dhe vlerësimit arritjeve të nxënësve në këtë periudhë.

Në kuadër të formimit të vlerësimit duhet të jepen detyra autentike të cilat e eliminojnë mundësinë për përgjigje të gatshme nga materialet mësimore, ose nga burime tjera të informatave, ndërsa në detyrat me të cilat kontrollohet njoftimi dhe kuptimi i fakteve duhet të sigurohet kontrolli i kohës për zgjidhjen e detyrave.

Në mënyrë plotësuese, mësimdhënësi mund të bëjë tabela për dëshmitë / produktet që nxënësi do t`i dërgojë si pjesë nga portofolio elektronike që do të vlerësohet.

Me çrast kriteret për vlerësim, mënyra e dorëzimit dhe afatet për dorëzim duhet të jenë qartë të kumtuar deri te nxënësit dhe prindërit.

Të mësuarit në klasë virtuale është në disa aspekte sfidë, por është njëkohësisht mundësi të bëhet një hap në vlerësimin - të vihet theksi   proceset kognitive të ndërlikuara, respektivisht në ndarje, kuptim, analiza dhe mbajtje mend në atë që me të vërtetë është e rëndësishme, në vend të miratimit të njohurisë faktografike.

Ky është në fakt edhe qëllim i arsimit dhe i reformave që do të pasojnë.

Edhe një herë, ta shfrytëzojmë krizën si mundësi për vendosjen e praktikave që edhe më tej do të mundësojnë përparimin e procesit arsimor dhe do të jenë fillimi i ndryshimeve që janë të nevojshme për të mundësuar cilësi dhe përshtatje në arsim për nevojat e brezave të rinj.

Linku deri te Udhëzuesi për mësimdhënësit për mënyrën e vlerësimit të nxënësve:

https://www.bro.gov.mk/wp-content/uploads/2020/09/Upatstvo_za_nastavnicite_za_ocenuvanje.pdf

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar