Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Afati i fundit për vazhdimin e të drejtës për shfrytëzimin e bursës së studentëve është 30 tetor

Afati i fundit për vazhdimin e të drejtës për shfrytëzimin e bursës së studentëve është 30 tetor

 

Njoftohen  të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës për vazhdimin e  bursës për  studentë  të realizuar nga vitet  e kaluara akademike, të cilët  i  plotësojnë kushtet, afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve në MASH është deri më 30.10.2020.


Shfrytëzuesi  i bursës duhet të dorëzojë vërtetim  për regjistrimin e semestrit të ardhshëm/ për vitin e studimit ,vërtetim për provimet e parapara  dhe për  provimet  e  dhëna me sukses  nga vitet e kaluara dhe indeksin si dëshmi se ka dhënë  80%të provimeve, përkatësishtë 90% të provimeve  të parapara (varësishtë llojit të bursës të cilën e shfrytëzon) përkatësishtë se e ka arritur suksesin mesatar të studimit, sipas kontratës  së bursës.


Dokumentet dorëzohen në  arkivin e  Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ose përmes postës (dërgesa e rekomanduar me letër përcjellëse ) në adresën: Bulevardi. „Shën Kirili dhe Metodi ”nr. 54, 1000 Shkup.

[ Friday, October 9, 2020 ] [ 712 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar