Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Mësimdhënësit dhe nxënësit t′i rrespektojnë masat mbrojtëse dhe të sillen me përgjegjësi jashtë shkollave

MASH: Mësimdhënësit dhe nxënësit t′i rrespektojnë masat mbrojtëse dhe të sillen me përgjegjësi jashtë shkollave

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bënë thirrje deri të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit që t′i rrespektojnë masat mbrojtëse ndaj Kovid-19 dhe me përgjegjësi të sillen sikurse  jashtë vendit të punës po ashtu edhe jashtë shkollave, me qëllim që  të parandalohet përhapja e sëmundjes. Protokollet për mbrojtjen nga infeksioni do të funksionojnë nëse të gjithë i përmbahemi masave mbrojtëse. Nga sjellja jonë e përgjithshme me përgjegjësi do të varet vazhdimi i mësimit me prani fizike nëpër  shkolla.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për sëmundje ngjitëse ndërmori të gjitha masat, rekomandimet, protokollet, algoritmet prandaj  udhëzojmë  që në tërësi të respektohen masat  nga ana e mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve.

Duke iu falënderuar mënyrës së vendosjes së  mësimit nga distanca, mësimi realizohet  me sukses në kohë pandemie. Mbi 80% e nxënësve orët online i ndjekin pa ndonjë vështirësi. Për pjesën tjetër që nuk kanë pajisje ose lidhje interneti, orët transmetohen në Radio Televizionit Kombëtar, ndërsa mësimdhënësit janë të obliguar t`ju dorëzojnë materiale të shtypura dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit për të ndjekur përparimin e tyre në përvetësimin e materialit mësimor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim të vazhdueshëm me drejtorët e shkollave dhe  pushtetin lokal ndërsa  aktualisht po punohet në sigurimin e kushteve për funksionimin e pandërprerë  mësimit online.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar