Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Rritja e numrit të infektuarve varet nga përgjegjësia e jonë, mësimdhënësit dhe nxënësit t′i rrespektojnë masat mbrojtëse

Carovska: Rritja e numrit të infektuarve varet nga përgjegjësia e jonë, mësimdhënësit dhe nxënësit t′i rrespektojnë masat mbrojtëse

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska gjatë vizitës në shkollën e re në Gjopçeli, Komuna e Dojranit, bëri thirrje që të rrespektohen  masat dhe protokollet për mbrojtje nga Kovid-19.

“ Unë nga këtu, si ministre por edhe si nënë, dëshirojë të dërgojë porosi deri te të gjitha shkollat në vend, te të gjithë mësimdhënësit dhe të gjithë nxënësit se Kovid-19 me të vërtetë është një çështje për të cilën të gjithë jemi përgjegjës . Nëse do të kemi rritje të numrit të rasteve, apo  rritje të numrit të të vdekurve varet nga ne” theksoi Carovska.

Sipas saj, vetë fakti që vetëm gjatë  një javë ka 53 fëmijë dhe 8 mësimdhënës  në izolim tregon se të gjithë duhet të tregojmë përgjegjësi më të madhe në zbatimin e masave mbrojtëse.

“ Si preventivë për mbrojtjen e shëndetit të mësimdhënësve dhe nxënësve, së bashku kemi bërë dhe i kemi ndërmarrë të gjitha masat me sistemin e shëndetësisë, mirëpo përgjegjësi e jona  është që së bashku ta parandalojmë  dhe përgjegjësi e secilit është që të rrespektojë masat, rekomandimet, protokollet, algoritmet me qëllim që të vazhdojë mësimi në vendin tonë në mënyrën që kemi filluar tani më  . Të jemi të përgjegjshëm” kërkoi Carovska.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar