Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovka vizitoi shkollën e re në Gjopçeli: Investuam për kushte më të mira, çdo fëmijë ka të drejtë për arsim cilësor

Carovka vizitoi shkollën e re në Gjopçeli: Investuam për kushte më të mira, çdo fëmijë ka të drejtë për arsim cilësor

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dhe kryterai i Komunës së Dojranit Ango Angov sot vizituan shkollën fillore “ Koço Racin” në Dojranin e Ri ku mësimi po realizohet me prani fizike nga klasa e parë deri në klasën e pestë.

Ata gjithashtu vëzhguan  se si po realizohet mësimi edhe  në shkollën fillore të re  në Gjopçeli ku janë investuar 4,5 milion denarë dhe fëmijëve u janë siguruar kushte bashkëkohore për arsim dhe zhvillim.

 

“ Investimi vetëm në objekte nuk është i mjaftueshëm, nëse si  Qeveri nuk investojmë edhe në kuadrin mësimor, sepse mësimdhënësit janë lidhja jonë më e rëndësishme në përcjelljen e njohurive tek nxënësit” theksoi Carovska.

Pandemia na mësoi se mësimdhënësit nuk janë të rëndësishëm vetëm si partnerë në klasë por se vendi i tyre është i pazëvendësueshëm edhe në mbështetje, motivim, udhëheqje, inovacion si dhe në  krijimin e mënyrave të reja të punës, u shpreh Carovksa.

 

"Më më vjen mirë që në këtë shkollë fëmijët e ndjekin mësimin në njërën nga gjuhët e bashkësive etnike, rrespektivisht Gjuhën turke, ndërsa atë që dua ta theksoj është se ju mësimdhënësit i mësoni fëmijët për tolerancë dhe  multikulturalizëm.. "Nëse ju krijoni bashkësi,  dhe nëse i mësoni të kujdesen për njëri-tjetrin, të mësojnë nga njëri-tjetri, atëherë krijojmë një shoqëri për të gjithë," tha Carovska.
Ministrja gjatë fjalimit
ju  bëri thirrje mësimdhënësve dhe nxënësve që t`i respektojnë masat mbrojtëse dhe protokollet për Kovid-19  sepse tani më 53 nxënës dhe 8 mësimdhënës janë në izolim.
Kryetari i Komunës Angov tha se në shkollën fillore të re
mësimin me prani fizike e ndjekin 21 fëmijë deri në klasën e pestë, shkolla është ndërtuar me mjete të siguruara nga SHFK Koço Racin përmes bllok dotacioneve  nga MASH-i dhe Komuna e Dojranit.
këtë ngjarje  i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husein. 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar