Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në takimin e parë me rektorët e universiteteve: Së bashku do të krijojmë një arsim të lartë cilësor

Carovska në takimin e parë me rektorët e universiteteve: Së bashku do të krijojmë një arsim të lartë cilësor

 

Carovska në takimin e parë me rektorët e universiteteve: Së bashku do të krijojmë një arsim të lartë cilësor

 

Sot, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska mbajti takimin e parë të punës me rektorët e universiteteve në vend.Investimet kapitale në institucionet e arsimit të lartë, zhvillimi i shkencës dhe stafit shkencor ishin tema e diskutimit në takim

.

 Ministrja theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë dhe intensifikojë bashkëpunimin me universitetet, por gjithashtu se do të respektojë autonominë dhe mendimin e ekspertëve të komunitetit akademik në miratimin e të gjitha politikave dhe reformave të rëndësishme.

. Gjithashtu erdhi në përfundim  se nevojitet një analizë e plotë për të ndihmuar krijimin e politikave të përmirësimit dhe përmirësimin e funksionimit të universiteteve dhe veprimtarisë shkencore në vend.

 

Në takim u bisedua edhe për fillimin e vitit akademik në kushtet e Covid-19, ku rektorët informuan se disa nga universitetet kanë përfunduar, dhe disa ende po kryejnë sondazhe të studentëve për mënyrën si të realizojnë  mësimdhënien.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

[ Friday, September 11, 2020 ] [ 92 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar