Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / THIRRJE PUBLIKE për krijimin e marrëdhënies së punës me afat të caktuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës

THIRRJE PUBLIKE për krijimin e marrëdhënies së punës me afat të caktuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës

 

Në përputhje me nenin 22, paragrafi 1, linja 6 të Ligjit për të punësuarit publik ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 27/14, 199/14, 27/16, 35/18 dhe 198/18 dhe "Gazeta Zyrtare e Republika e Maqedonisë së  Veriut Nr. 275/19 dhe Nr. 14/20) dhe nenet 22 dhe 23 të Ligjit për marrëdhëniet e punës ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 62/05, 106/08, 161/8, 114/09, 130/09, 50/10, 52 / 10,124 / 10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113 / 14,20 / 15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16, 120/18 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë  së Veriut" numër 110/19), Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton:

 

 

THIRRJE  PUBLIKE 

për krijimin e marrëdhënies së punës me afat të caktuar në
Ministrinë  e Arsimit dhe Shkencës

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nevojë për punësim të 3 (tre) personave me  kohë të caktuar në afat deri në zgjatjen e   mandatit të Ministres së  Arsimit dhe Shkencës, për këto  vende të punës:

 

 

1.Këshilltar special për politikat arsimore - 1 ekzekutues
2. Këshilltar Special për Koordinimin e Buxhetit - 1 ekzekutues dhe
3. Këshilltar Special për Marrëdhëniet me Publikun - 1 ekzekutues

 

 

Kandidatët, përveç kushteve të përgjithshme: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë  së Veriut, të përdorin në mënyrë aktive gjuhën maqedonase, të jenë në moshë madhore,dhe  duhet të plotësojnë kushtet e posaçme në vijim:

 

1. Për vendin e punës - Këshilltar Special për Politikat Arsimore:

 

Lloji arsimit :                                       

të paktën 240 kredite sipas EKTS ose shkallës VII / 1 të aftësimit profesional, arsimit, pedagogjisë ose psikologjisë

 

Përvojë të punës:

Të paktën 5 vjet përvojë pune në këtë fushë

 

Kualifikime të tjera profesionale

- njohuri aktive të njërës prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht);

 - njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë

 --punë në projekte ndërkombëtare dhe në sektorin joqeveritar

 

 

2. Përvendin e punës - Këshilltar Special për Koordinimin e Buxhetit:

Lloji i arsimit:

-të paktën 300 kredite sipas EKTS ose shkallës VII / 2 të trajnimit profesional, shkencat ekonomike ose shkencat organizative dhe menaxhimi

(menaxhment )

Përvojë të punës:

- të paktën 10 vjet përvojë pune në këtë fushë

 

Aftësi të tjera të kualifikimeve profesionale dhe shkathtësi

- njohuri aktive të njërës prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht);

- njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë

 - Puna në projekte të lidhura me koordinimin e buxhetit dhe menaxhimin e proceseve, , dhe në veçanti punë për koordinimin e buxhetit dhe menaxhimin e proceseve  në sektorin publik

 

 

3. Për punën - Këshilltar Special për Marrëdhëniet me Publikun:

 

 

Lloji i arsimit::                                       

- të paktën 240 kredite sipas EKTS ose shkallës së VII / 1 të trajnimit profesional, shkencat politike-drejtimi i gazetarisë

Përvojë pune

Të paktën 10 vjet përvojë pune në këtë fushë

 

Aftësi të tjera të kualifikimeve profesionale

- njohuri aktive të njërës prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht);

- njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë

- përvojë në punën me marrëdhëniet me publikun në institucionet shtetërore

 

 

 

Për vendet e punës të lartshënuara orari i punës gjatë javës është nga e hëna deri të premten, 8 orë pune (7:30/8:30-15:30/16:30), ndërsa paga neto është ndërmjet 50.000 denarë dhe 60.000 denarë

 

Si kushte të veçanta për punë në zyrë parashihen punë gjatë pushimit javor,  punë gjatë kohës së festave të përcaktuara me ligj për shkak të realizimit të punëve urgjente dhe të paanulueshme si qasje 24 orëshe të funksionarit në zyrën e të cilit punojnë këshilltarë të veçantë. 

 

Me kandidatët e zgjedhur do të lidhen kontrata për punësim me kohë të caktuar

Punësimi i këshilltarit të veçantë më së shumti zgjat deri në përfundimin e mandatit të ministres për arsim dhe shkencë.

 

Përzgjedhja e kandidatëve do të kryhet në afat prej 45/90/120 ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitje në pajtim me nenin 23 paragrafi 2 të Ligjit për marrëdhënie pune .

 

Me fletëparaqitjen përveç një biografie të shkurtër, kandidatët janë të detyruar të dorëzojnë edhe dëshmi përkatëse në formë origjinale ose kopje të verifikuar në noter, duke u bazuar në kushtet e përgjithshme dhe të veçanta edhe atë:

 

Certifikata /Diplomë për shallën  e përfunduar të arsimit e cila kërkohet për vendin e punës, Vërtetim  i përvojës së punës, dëshmi e njohurisë së njërës prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht),ndëshmi e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dëshmi e njohjes së programeve kompjuterike për punë në zyrë. Biografi.

 

.

Dokumentet e kërkuara dorëzohen në zarf të mbyllur me shënimi: "Të mos hapet", në këtë adresë:

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
bul Shën "Kirili dhe Metodi" 54 Shkup
e shënuar ("për shpallje")
Shkupi

 

Në anën e kundërt të zarfit të shënohet  numri rendor i vendit të  punës për të cilën aplikoni, me shënim: "Të mos hapet "

 

 

Fletëparaqitjet të dorëzuara perms postës, duhet të jenë të pranuara në arkivin e Zyrës më së voni deri në ditën e përfundimit të afatit në shpalljen.

 

Fletëparaqita pas afatit dhe dokumentacioni i pa plotësuar  nuk do të shqyrtohet.

 

Procedura për punësimin e kësaj shpallje publike e zbaton Komisioni për seksionim dhe përzgjedhjen e kandidatëve pas shpalljes publike.

Shpallja publike për punësim në vendin e përmendur të punës duhet të publikohet së paku në dy gazeta ditore, ku njëra prej të cilave të  botohet në gjuhën maqedonase dhe tjerat  gazeta botohen në gjuhën të cilën e flasin 20% të qytetarëve .

 

                                                                  

       Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

 

[ Thursday, September 10, 2020 ] [ 368 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar