Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Njoftim

Njoftim

 

Të nderuar studentë, Për shkak të gjendjes së krijuar shëndetësore dhe të sigurisë të shkaktuar nga virusi COVID-19, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju njofton se afati i shpalljes së listave përfundimtare të kandidatëve të pranuar për akomodim në konviktet studentore, i përcaktuar në Konkursin për pranim të studentëve të regjistruar në studimet deridiplomike në konviktet studentore shtetërore dhe në objektet e tjera për akomodim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2020/2021, do të prolongohet. Për datën e shpalljes së listave përfundimtare në kohë do të jeni të informuar nëpërmjet ueb faqes së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
[ Monday, September 7, 2020 ] [ 144 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar