Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska u takua me përfaqësuesit e studentëve: Të rinjtë janë partneri ynë i rëndësishëm në krijimin e politikave të suksesshme

Carovska u takua me përfaqësuesit e studentëve: Të rinjtë janë partneri ynë i rëndësishëm në krijimin e politikave të suksesshme

 

Carovska u takua me përfaqësuesit e studentëve: Të rinjtë janë partneri ynë i rëndësishëm në krijimin e politikave të suksesshme

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska u takua me përfaqësuesit e kuvendeve studentore të universiteteve. Në takim u diskutua për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë dhe arsimimin e tyre cilësor, si dhe për përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet MASH-it dhe kuvendit studentor, si dhe në përgjithësi me të gjithë të rinjtë në vend.

 

Ministrja Carovska theksoi se studentët dhe të rinjtë do të jenë një nga partnerët kryesorë të Ministrisë në krijimin e politikave të suksesshme me të cilat do të krijojmë arsim bashkëkohor dhe cilësor,  por gjithashtu do të punojmë edhe në përmirësimin e  jetës dhe standardin  e të rinjve.

 

Përfaqësuesit e kuvendeve u shprehën se bashkëpunimi është i mirëseardhur dhe presin përfshirje aktive të të rinjve në krijimin e të gjitha politikave të rëndësishme në vend, veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me  përmirësimin e kushteve të jetesës.

 

[ Friday, September 4, 2020 ] [ 50 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar