Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: 100 vjet Fakulteti Filozofik është jubile që tregon potencialin e madh shkencor në shkencat humane dhe shoqërore

Carovska: 100 vjet Fakulteti Filozofik është jubile që tregon potencialin e madh shkencor në shkencat humane dhe shoqërore

 

Carovska: 100 vjet Fakulteti Filozofik është jubile që tregon potencialin e madh shkencor në shkencat humane dhe shoqërore

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në hapjen zyrtare të konferencës ndërkombëtare me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Fakultetit  Filozofik në Shkup, që mbahet në Strugë , u drejtua përmes rrjetit online  ku u shpreh se kremtimi i këtij jubileu jashtëzakonisht të rëndësishëm për arsimin e lartë dhe shkencën në vendin tonë flet për traditën e gjatë dhe potencialin e madh shkencor në fushën e shkencave humane dhe shoqërore që ka vendi ynë.    

 

“ Plejada e të rinjve inteligjent, studentëve, kërkuesve, profesorëve të cilët janë krijuar ndër vite si kuadër  i dalur  nga Fakulteti Filozofik ndërtuan dhe sot e kësaj dite po ndërtojnë shoqërinë tonë përmes degëve të tyre kryesore: kulturës, shkencës, arsimit , sistemit social dhe  sistemit të sigurisë . Rezultatet nga ndikimi i kuadrit dhe kontributi shkencor i cili del nga Fakulteti Filozofik është dëshmi se pa arsim sipëror nuk mund të funksionojë asnjë instancë tjetër në shoqëri. Zhvillimi gjegjësisht  zhvillimi gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm i shoqërisë është padyshim i ndërlidhur me atë për të cilën Fakulteti Filozofik angazhohet përmes programeve të saja strategjike shkencore- mësimore” theksoi Carovska.

 

Konferenca mban titullin “Shkenca dhe shoqëria: kontributi i shkencave humane dhe shoqërore”.   Ministrja Carovska theksoi se përmes titullit të temës  e shikojmë synimin e tërësishëm të fakultetit – jo shkencë vetëm për shkak të shkencës por shkencë për një shoqëri më të mirë për të gjithë. 

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në Konferencë, Ministrja Carovska kërkoi nga punëtorët shkencorë të arsimit të lartë të kontribuojnë në krijimin e drejtimeve dhe masave në të ardhmen dhe të marrin pjesë në përmirësimin e qasjes përfshirëse në arsimin e lartë , kështu që askush nuk do të anashkalohet .

 

 

 

[ Thursday, September 3, 2020 ] [ 51 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar