Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / TH I R J E P U B L I K E për ndarjen e shpërblimeve në të holla për vendin e parë, dytë ose të tretë të fituar në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore, të nxënësit dhe mësimdhënësit i cili ka përgatitur nxënësin për gara në arsimin e mesëm

TH I R J E P U B L I K E për ndarjen e shpërblimeve në të holla për vendin e parë, dytë ose të tretë të fituar në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore, të nxënësit dhe mësimdhënësit i cili ka përgatitur nxënësin për gara në arsimin e mesëm

 

Në bazë të nenit 24 - b paragrafët (1) dhe (4) të Ligjit për arsim të mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/199, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/208, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18), Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon

 

TH I R J E P U B L I K E

për ndarjen e shpërblimeve në të holla për vendin e parë, dytë ose të tretë të fituar në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore, të nxënësit dhe mësimdhënësit i cili ka përgatitur nxënësin për gara në arsimin e mesëm

 

1. Kusht për pjesëmarrje

Në Thirrjen Publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore mund të aplikojnë:

- nxënës - shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe

- mësimdhënës - shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i punësuar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ka përgatitur nxënësin për gara, ndërsa kanë fituar vendin e parë, dytë ose tretë në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore, mbajtur në vitin shkollor 2019/2020.

Garë ndërkombëtare nënkuptohet gara në të cilën marrin pjesë nxënës nga së paku dhjetë shtete të ndryshme dhe pastaj krahasohen dituritë në mes nxënësve nga shtetet e ndryshme dhe rangohen të arriturat e tyre.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë çmim në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore.
Nëse në garën ndërkombëtare më shumë nxënës kanë fituar vendin e parë, dytë ose tretë, përkatësisht kanë fituar medaljen e art, argjend dhe të bronzit, ndahet shpërblimi në të holla vetëm atyre nxënësve të cilët janë ranguar në vendin e parë, dytë ose tretë përkatësisht tre nxënësit të cilët kanë fituar më së shumti pikë sipas rang listës së garave ndërkombëtare.
Nëse në listën ranguese janë dy ose më shumë nxënës të cilët kanë fituar vendin e parë, dytë ose të tretë dhe kanë numër të njëjtë të pikëve, atëherë Ministria do të ndajë shpërblime me të holla të gjithë nxënësve me pikë të njëjta.

 

 

2. Mënyra dhe afati i aplikimit

Nxënësi së bashku me mësimdhënësin i cili e ka përgatitur për pjesëmarrje në gara, duhet të dorëzojnë Fletëaplikim bashkangjitur edhe dokumentet në vazhdim:

(shkarko Fletëaplikimin)

-Certifikatë të shtetësisë për nxënësin - origjinal ose kopje të vërtetuar në noter,
-Certifikatë të shtetësisë për mësimdhënësin - origjinal ose kopje të vërtetuar në noter,
-Vërtetim se është nxënës i rregullt, në shkollë të mesme në vitin shkollor 2019/2020,
-Vërtetim se mësimdhënësi është i punësuar në shkollë të mesme,
-Kopje të Diplomës, mirënjohje, përkatësisht certifikatë për të fituar vendin e parë, të dytë ose vendin e tretë në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore, i mbajtur në vitin shkollor 2019/2020 për nxënësin dhe mësimdhënësin, ,
- Llogari bankare të nxënësit dhe mësimdhënësit,

- Dëshmi me të cilën do të konfirmohet se gara është garë ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore në të cilën kanë marrë pjesë nxënës më së paku prej dhjetë shteteve të ndryshme,

- Deklaratë nga drejtori i shkollës për mësimdhënësin se është mësimdhënësi cili ka përgatitur nxënësin për gara ndërkombëtare,

- Deklaratë të nënshkruar prindi/kujdestari se ai është mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin për gara ndërkombëtare,

- Deklaratë të nënshkruar nga mësimdhënësi se ai është mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin për gara ndërkombëtare, 

- Deklaratë të nënshkruar nga prindi/kujdestari për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale të nxënësit dhe

-Deklaratë të nënshkruar nga mësimdhënësi për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale.

Nëse mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin, ndërsa për shkak të mungesës në garë nuk disponon diplomë, mirënjohje përkatësisht certifikatë për vendin e parë, dytë ose tretë në gara ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore si dëshmi konsiderohen Deklaratat nga alineja 8,9 dhe 10 të kësaj pike)

Thirrja është e hapur ndërsa Fletëaplikimet mund të dorëzohen çdo ditë pune në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ( në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës) ose nëpërmjet postës në adresën në vazhdim : “ Shën Kirili dhe Metodij” nr. 54, 1000 Shkup, me shënim “ për Thirrje Publike për ndarjen e shpërblimeve në të holla për vendin e parë, dytë ose vendin e tretë në Gara Ndërkombëtare nga lëmia e Matematikës dhe Shkencave natyrore për nxënësin dhe mësimdhënësin i cili ka përgatitur nxënësin për gara në arsimin e mesëm” më së voni deri më 31.08.2020.

 

 

3. Ndarja e shpërblimeve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë, shpërblime individuale në të holla në vlerë prej 50 % nga neto paga mesatare e punëtorit në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga muaji i fundit para ndarjes së vendit të parë, 40 % për vendin e dytë dhe 30 % për vendin e tretë.
Fletëaplikimet e pa kompletuara dhe të dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ndanë shpërblim në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë në garat e Matematikës “ Kengur” i cili organizohet nga ana e Lidhjes së Matematikanëve në Republikën e Maqedonisë e cila është pjesë e Asocijacionit Ndërkombëtar
Kangourou sans Frontieres”,  sepse i njëjti nuk konsiderohet si garë ndërkombëtare.
Në kartën e kësaj shoqate është theksuar se organizohen të ashtuquajtura “ Lojëra pa kufi” që të promovohet baza kulturore e matematikës përmes organizimit të garave vjetore në Matematikë, qëllimi i së cilës është të stimulojë dhe motivojë sa më shumë nxënës të jetë e mundur për të menduar në drejtim të pjesëmarrjes në aktivitete të tjera, gara dhe olimpiada nga matematika. Gjithashtu ndër të tjera, thuhet se kjo lojë ka për qëllim tërheqjen e numrit maksimal të nxënësve pa pasur ndonjë përzgjedhje kombëtare të pjesëmarrësve, as të krahasojë njohuritë ndërmjet shteteve.
Gjithashtu
, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ndan shpërblime në të holla për vendin e parë, dytë ose tretë në garat ndërkombëtare të cilat organizohen përmes aplikimit online dhe garat ndërkombëtare të cilët kanë të bëjnë me projekte.

 

 

 

 

[ Wednesday, August 26, 2020 ] [ 148 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar